BackBack

Emblem necklace, Varëse

€299,00

Out of stock

Përshkrimi

Varësja Emblem mishëron elegancën moderne me një dizajn të guximshëm, por të punuar me kujdes në çdo detaj. Ajo dallohet nga zinxhiri i vazhdueshëm me shkronjat e hapura të logos Enzo Attini në çdo hallkë, duke krijuar një identitet të fortë dhe të dallueshëm, por njëkohësisht të pastër dhe elegant. Mbyllja e rregullueshme me emblemën ikonike EA i shton lëvizje dhe karakter, duke e kthyer varësen në një aksesor që bie menjëherë në sy.

E përshtatshme si për veshje të përditshme ashtu edhe për kombinime më elegante, kjo varëse ruan balancën perfekte mes prezencës dhe finesës. E mbajtur vetëm ofron një stil minimalist dhe të sigurt; e kombinuar me varëse të tjera, krijon një pamje moderne dhe të sofistikuar.

E punuar nga material stainless steel 316L i cilësisë së lartë dhe e veshur me ar të vërtetë 18K sipas standardit të Enzo Attini, varësja Emblem përfaqëson qëndrueshmëri, luks dhe stil të përjetshëm. Një aksesor statement për ata që vlerësojnë dizajnin unik, punimin cilësor dhe standardet e larta.

SPECIFIKAT
• Materiali: Stainless steel 316L, ngjyrë ari (i larë me ar të vërtetë 18 karat).
• Gjatësia: E përshtatshme për madhësi qafe nga 500mm - 550mm
• Paketimi: Vjen në paketim premium, ideal edhe për dhuratë.
• Garancia: Varësja ka garanci ndërkombëtare 1-vjeçare.

Mënyrat e Pagesës
Tek Enzo Attini.al ofron këto mënyra pagese:

 
- Pagesë Kesh, në dorëzim të produktit vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

 - Pagesë me Kartë Krediti / /Debiti (VISA, MASTERCARD, AMERICAN EXPRESS).

 - Pagesë me PAYPAL EXPRESS CHECKOUT.

 - Pagesë në dyqanin tonë fizik në Tiranë kesh ose me kartë.

 - Blerje me këste në dyqanin tonë fizik në Tiranë.
 

Dërgesat & Transporti

Për porosi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni ju mund të porosisni vetë produktin tek www.enzoattini.al ndërsa me një mesazh direkt në rrjetet tona sociale ose telefonatë porosia për ju do të bëhet manualisht nga stafi jonë.

- Produkti në Tiranë ju vjen brënda 1-24 orëve me postën tonë.

- Produkti në rrethet e tjera të Shqipërisë ju vjen brenda 2-3 ditëve me postën tonë.

- Produkti në Kosovë dhe Maqedoni ju vjen brenda 3-5 ditëve me postën tonë. 

- Për porosi brënda Italisë ju duhet të porosisni produktin tek www.enzoattini.it  , ajo vjen tek ju me postën FedEx brenda 3-5 ditëve.

- Për porosi në shtetet e tjera të Europës ju duhet të porosisni produktin tek www.enzoattini.eu , ajo vjen tek ju me postën FedEx brenda 3-5 ditëve.

- Për porosi nëpër shtetet e tjera të botes ju duhet të porosisni produktin tek www.enzoattini.com , ajo vjen tek ju me postën FedEx brenda 3-5 ditëve.

×